Pak kohë më parë e dhunuan barbarisht, kërcënohet sërish gazetari i showbiz-it , i lyejnë shtëpinë me benzinë!

Kronike

Publikuar: 29/01/2026

Pak kohë më parë e dhunuan barbarisht, kërcënohet sërish gazetari i showbiz-it , i lyejnë shtëpinë me benzinë!

Gazetari Elton Tozaj, i cili në ditët e fundit të vitit 2025 u dhunua barbarisht përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, nga persona ende të paidentifikuar nga policia është përfshirë sërish në një telash.

Mbrëmjen e kaluar raportohet se i kanë lyer banesën me benzinë, teksa një akt i tillë shihet si mesazh kërcënimi ndaj tij.

Ndërkohë për këtë rast ka reaguar edhe policia e Tiranës, e cila bën me dije se rreth orës 04:30, në rrugën “Haxhi Deliu”, pranë derës së apartamentit të gazetarit, është konstatuar një bidon me benzinë dhe një sasi e kësaj lënde e përhapur në tokë.

“Më datë 29.01.2026, rreth orës 04:30, në rrugën “Haxhi Deliu”, në një pallat, pranë derës së banesës së shtetasit E. T., është konstatuar një bidon me lëndë të dyshuar djegëse (benzinë) dhe një sasi e kësaj lënde e përhapur në tokë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë që Elton Tozaj është një nga gazetarët që provokon me deklaratat e tij të bujshme për vajzat e showbizit shqiptar.