Incident gjatë takimit me Erdogan, rrëzohet presidenti nigerian/ VIDEO që po bën xhiron e rrjetit

Botë

Publikuar: 27/01/2026

Incident gjatë takimit me Erdogan, rrëzohet presidenti nigerian/ VIDEO që po bën xhiron e rrjetit

Presidenti nigerian Bola Ahmed Tinubu, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi, pësoi një incident gjatë ceremonisë së pritjes në Pallatin Presidencial në Ankara, ku u prit nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Ngjarja ndodhi gjatë ceremonisë së mirëseardhjes, në momentin kur presidenti Tinubu po përshëndeste trupat. Pak çaste më vonë, ai humbi ekuilibrin dhe u rrëzua.

Me ndihmën e të pranishmëve, Bola Ahmed Tinubu u ngrit shpejt në këmbë dhe u konstatua se nuk kishte pësuar lëndime. Pavarësisht incidentit të pafat, programi zyrtar vijoi normalisht pas një vonese të shkurtër.