Në konferencën e sotme, të mbajtur në 15-vjetorin e 21 Janarit, Sali Berisha zgjodhi të mos ndalej te përgjegjësitë politike apo te reflektimi personal lidhur me humbjen e 4 jetëve në bulevard, por e shndërroi daljen e tij të radhës në një sulm të përbindshëm ndaj gjyqtares Irena Gjoka.
Në një ligjërim që i ngjante më shumë leximit të një akt-akuze politike sesa një deklarate politike, Berisha ndërthurte ngjarje, vendime dhe akuza të pabazuara, të lidhura vetëm nga një emërues i përbashkët: armiqësia e tij personale me Gjokën, e lindur pas vendimit për masën e sigurisë ndaj tij në çështjen “Partizani”.
Në thelb, sulmet e Berishës nuk kanë shenjestër vetëm Gjokën, sepse është e qartë se ajo nuk ka tashmë asgjë në dorë lidhur me dosjen e Berishës dhe të dhëndrit të tij, por një gjë e tillë bëhet si presion dhe shantazh ndaj trupës gjykuese që po heton aferën ‘Partizani’ ë themel, duke u munduar për të krijuar një klimë frike dhe intimidimi brenda sistemit të drejtësisë.
Kur politika i bën jehonë interesave të krimit
Sulmet e vazhdueshme ndaj një gjyqtareje karriere si Gjoka kanë një efekt shumë më të rrezikshëm sesa një debat politik i zakonshëm. Ato inkurajojnë drejtpërdrejt krimin e organizuar. Kur politika sulmon publikisht një gjyqtare vetëm sepse ajo ka marrë vendime të forta ndaj individëve të lidhur me pushtetin apo botën e krimit, mesazhi që përcillet është i qartë: kush prek interesat e mëdha, do të anatemohet, shantazhohet dhe baltoset.
Në këtë kuptim, sulmet e Berishës nuk janë thjesht personale ndaj gjyqtares Gjoka, por ato janë një tregues I forte që rezonon me interesat e grupeve kriminale, të cilat prej vitesh kanë parë te drejtësia e re një kërcënim real.
Vendimet e Irena Gjokës: Nga Krimet e Rënda te GJKKO
Faktet gjyqësore flasin ndryshe nga narrativa politike e Berishës, sepse vendimet e dhëna nga Irena Gjoka, si në ish-Gjykatën për Krime të Rënda ashtu edhe më pas në Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, tregojnë një praktikë të qëndrueshme përballë dosjeve më të rënda penale të viteve të fundit. Ajo ka qenë pjesë e trupave gjykuese që kanë dhënë dënime të ashpra ndaj personave të akuzuar si drejtues apo pjesëtarë të grupeve të strukturuara kriminale.
figuron është çështja e njohur si “Shullazi”, në vitin 2018, në ish-Gjykatën për Krime të Rënda. Në këtë proces, Emiljano Shullazi dhe anëtarë të grupit të tij u shpallën fajtorë për krijim dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, shtrëngim me anë të kanosjes dhe vepra të tjera të rënda. Vendimi solli dënime të rënda në bazë të krijimit të grupeve të strukturuara kriminale.
Pas krijimit të GJKKO-së, Gjoka ka vijuar të jetë pjesë e trupave gjykuese në dosje me përmasa ndërkombëtare, përfshirë edhe ato të njohura si dosjet e “call center”-ave, ku dhjetëra persona u dënuan për mashtrime kompjuterike ndaj shtetasve të huaj, të kryera në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale.
Emri i saj figuron edhe në trupat gjykuese që kanë trajtuar çështje të rënda dhune, përfshirë dosjen për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Haxhia në Durrës. Në këtë proces, GJKKO dënoi një nga autorët me 25 vite burg, duke e cilësuar ngjarjen si një nga krimet më të rënda të viteve të fundit.
Praktika gjyqësore përballë presionit politik
Në tërësi, vendimet ku ka marrë pjesë Irena Gjoka përbëjnë një praktikë gjyqësore që ka goditur drejtpërdrejt krimin e organizuar, kështu që vendime janë pjesë e jurisprudencës zyrtare dhe nuk janë rrëzuar për shkak të përbërjes së trupave gjykuese.
Debati politik mund të ekzistojë, kritika ndaj vendimeve konkrete mund të bëhet, por ajo që po ndodh sot është diçka tjetër: një sulm i përbindshëm dhe i përditshëm ndaj një gjyqtareje, vetëm sepse ajo ka qenë pjesë e vendimmarrjeve që kanë prekur interesa të fuqishme politike sin ë rastin e Sali Berishës, I cili, nga pozicioni partiak, është në konflikt të hapur interesi në sulmet ndaj gjyqtares në fjalë. .
Fjalën përfundimtare për Irena Gjokën pritet ta japë Këshilli i Lartë Gjyqësor, ndaj atëherë mund të diksutohet dhe të kritikohet, por jo të linçohet publikisht, sepse sulme të tilla nuk dobësojnë vetëm një individ, por minojnë vetë themelet e drejtësisë dhe i shërbejnë, në mënyrë të rrezikshme, krimit të organizuar./TemA