Deputeti Agron Shehaj ka bërë një thirrje publike në mbështetje të drejtësisë, duke e cilësuar vendimin e ardhshëm të Gjykatës Kushtetuese si vendimtar për të ardhmen e vendit.
Në postimin e tij në rrjetet sociale Shehaj shkruan:
“Pa drejtësi, nuk ka të ardhme!
Më 22 janar, Gjykata Kushtetuese merr vendimin që prek çdo shqiptar: A mund të pezullohet nga detyra një pushtetar i kapur duke vjedhur?
Nëse po, ligji do të vlejë për këdo!
Gjykata Kushtetuese
Ora 09:30
Ne jemi me drejtësinë, kundër të korruptuarve.
Ejani të gjithë! Ju presim!”, shkruan Agron Shehaj.