Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shkuar paraditen e kësaj të hëne në SPAK në kuadër të masës detyrim paraqitje për dosje “Partizani”.
Teksa ka dalë, Berisha nuk ka lënë pa sulmuar ish-kreun e SPAK, Altin Dumanin.
“Çfarë pashë aty unë: call center. Kishin hapur call center forex, komandohej nga Altin Troplini. Dështuan operacionin dyvjeçar. Nuk e dështuan plotësisht, sepse nuk arritën, por dekonspiruan operacionin dyvjeçar të një grupi gazetarësh, më të shquarit në Evropë në llojin e tyre. Ky treg është një nga tregjet më kriminale në Ballkan, në Evropë dhe në botë. Janë 200 sipërmarrje, të cilat ditë e natë vjedhin qytetarët e huaj me mashtrim. Mashtrojnë qytetarët dhe call center-i, i cili u kontrollua, sipas hetimit që kanë bërë me agjentët e vet, vidhte në muaj të paktën 30 milionë euro me mashtrim”, tha Berisha.