Sali Berisha duket se po e përjeton si një goditje të rëndë dhe shokuese ftesën e presidentin Donald Trump për kryeministrin Edi Rama për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën. Ftesa personale për të marrë pjesë në Bordin e Paqes për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, rrëzon narrativën e Berishës (non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe), duke e paraqitur Shqipërinë si një narkoshtet, si një vend në listën e zezë të Perëndimit dhe qeverinë Rama si të padëshiruar nga administrata Trump, përfshirë edhe ëndrrat në diell me Delta Force.
Heshtjen e ka thyer gazetari pranë Familjes Berisha, Çim Peka, i cili ka zhvlerësuar ftesën e presidentit amerikan Donald Trump për Edi Ramën, ndërsa ka sulmuar analistin Baton Haxhiu, i cili i kushtoi një aditorial rëndësisë së uljes së Edi Ramën në Bordin e Paqes së themeluar nga Trump. Sipas Çim Pekës janë mbi 200 kryetar shtetesh, anëtare të OKB, të ftuar si Rama nga Trump, ndërsa bën thirrje për rrëzimin e qeverisë me protestën e 24 janarit, para mbledhjes së parë të Bordit të Paqes për Gazën.
“Mashtrimi i Rames dhe gojores se tij Baton! Duhet te jesh shume rende qe te mashtrosh publikisht, dhe pastaj te leshosh dhe nje gojore si Baton Haxhiu per ti dhene ze mashtrimit. Sipas lajmit te BBC ftesa e Trump eshte pothuajse per te gjitha vendet anetare te OKB qe ti jap legjitimitet Bordit te Paqes. Rama nuk eshte anetar bordi dhe nuk eshte ftuar si i tille. Emrat e anetareve jane bere publik. Rama po na thote qe eshte merite e tij qe Shqiperia eshte anetare e OKB!? Jane mbi 200 kryetare shtetesh, anetare te OKB te ftuar. Si kjo ftese kane marre te gjithe. Por, para ketij takimi eshte protesta e 24 Janarit. Dilni e rrafshojini kete bande hajdutesh!“, shkruan Peka.