4 HERË NË BANJË NË PAK MINUTA/ Altin Ndoci me një grusht rrëzoi dy policë, nuk u tremb as nga të shtënat

Kryesore

Publikuar: 17/01/2026

4 HERË NË BANJË NË PAK MINUTA/ Altin Ndoci me një grusht rrëzoi dy policë, nuk u tremb as nga të shtënat

Nga Edison Vatnikaj

Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Durrësit është pasqyruar mënyra së si Altin Ndoci iu ka shpëtuar policëve të burgut që ishin në pritje të mjekut në spitalin infektiv.

Referuar akteve hetimore kryeinfermieri i IEVP-së Aulon Cuku ka komunikuar me doktorin dhe nga mjeku kardiolog në Spitalin Rajonal Durrës, është rekomanduar mjekim dhe rikontroll pas 2 (dy) orësh.

Gjatë kohës që ka qenë duke pritur për të marrë trajtim mjekësor, i paraburgosuri Altin Ndoci ka ankuar shpesh herë për dhimbjen e veshkave dhe u ka kërkuar punonjësve të policisë ta shoqëronin në tualet dhe se ata e kanë shoqëruar rreth 4 herë për në tualet.

Në një moment sapo i kanë hapur zgarën e hekurt për të tualet, i paraburgosuri Altin Ndoci e ka goditur me grusht në mes të kraharorit punonjësin e policisë Fatjon Baçi dhe ai ka rënë mbi kolegun e tij Sali Ferrollari dhe të dy janë rrëzuar përtokë.

Më pas i paraburgosuri Altin Ndoci ka ikur me vrap nëpër korridor dhe dy punonjësit e policisë janë ngritur dhe kanë filluar të vrapojnë pas tij, por që në një moment Fatjon Baçi ka rrëshqitur nëpër shkallë dhe pasi është ngritur përsëri dhe kanë vazhduar ndjekjen deri tek dalja.

Sapo ka dalë tek dera kryesore Fatjon Baçi ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka gjuajtur një herë në tokë për ta trembur të arratisurin dhe për ta bërë të dorëzohet, por ai ka vazhduar të largohej me vraр.

Sipas gazetarit Edison Vatnikaj punonjësit e policisë kanë dalë deri tek rruga kryesore dhe disa banorë aty përreth u kanë thënë se i arratisuri kishte ikur në drejtim të kodrës, me një makinë të zezë me targë AA 700 RS.