Raporti i Mirit me bashkëshorten e tij ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit, për shkak të afrimitetit që ai po krijon me Selin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Sjellja e tij ka ndezur diskutime mes banorëve dhe publikut, duke ngritur dyshime për një lidhje potenciale, megjithëse të dy kanë mohuar vazhdimisht se mes tyre ka diçka më shumë se miqësi.
Gjatë një bisede me Artanin, Miri ka zbuluar detaje nga marrëdhënia e tij jashtë dhe mënyra si partnerja e priti vendimin për të qenë pjesë e reality show-t.
Ai tregoi se bashkëshortja e tij është gjermane dhe se para se të hynte në garë, ka zhvilluar një bisedë të hapur me të, për të përcaktuar qartë çfarë mund të sillte kjo eksperiencë.
Pjesë nga deklarata e tij:
“Unë e kam bashkëshorten gjermane… kam bërë një pyetësor. Te pyetja dy nuk shkova në fund se nuk kisha nevojë. I thashë ‘unë do të hyj atje, por ta kesh parasysh se çfarë mund të ndodhë atje’. E pyeta ‘je dakord?’ Ajo më tha ‘më plasi’. Tani do të hyj, thashë unë.”