Ilir Beqaj kërkon leximin e fashikujve hetimorë, Drejtoria e Burgjeve i kthen përgjigje: Nuk i lexon dot, se nuk kemi infrastrukturën e nevojshme

Aktualitet

Publikuar: 15/01/2026

Ilir Beqaj kërkon leximin e fashikujve hetimorë, Drejtoria e Burgjeve i kthen përgjigje: Nuk i lexon dot, se nuk kemi infrastrukturën e nevojshme

Drejtoria e Burgjeve këtë të mërkurë ka kthyer përgjigje lidhur me kërkesën e ish-ministrit, Ilir Beqaj për të lexuar fashikujt hetimor përmes një kompjuteri/pajisjeje të pa lidhur me internetin.

Burgjet në përgjigjen e tyre kanë deklaruar se nuk kanë infrastrukturën e nevojshme.

Nga ana tjetër Beqaj gjatë gjyqit ka ngritur pyetjen: A ka cituar ndonjë ligj apo rregullore drejtoria e burgjeve?

Ftoj SPAK-un të shikojë ligjin e ri për koncesionet botuar në fletoren zyrtare. SPAK nuk denjoi të bënte ekspertize që ja kërkova që në hetimet paraprake, provat nuk u morën kurrë, sepse SPAK se përballoi dot presionin politik, SPAK ka instaluar metodën e persekutimit publik”, shtoi ai.

“Gjyqi im si në 1946, çoi prokuroria një person ne gjyq, i tha gjykata ku janë provat? Provat i tha prokurori-gjyqtares? Hape pak prenxheren, hapi penxheren gjyqtarja pa turma njerëzish aty thirrnin kriminel kriminel, kështu dhe SPAK”, tha Beqaj.