Ilir Vrenozi lë garën e “Big Brother Vip Albania 5″/Çfarë ndodhi në shtëpi?!

Aktualitet

Publikuar: 14/01/2026

Ilir Vrenozi lë garën e “Big Brother Vip Albania 5″/Çfarë ndodhi në shtëpi?!

Korçari më i famshëm i TikTok, Ilir Vrenozi ka lënë garën e Big Brother VIP Albania 5.

Ai ka vendosur që të largohet nga shtëpia, pasi thotë se nuk ndihet mirë dhe nuk e përballon dot.

“Nuk e përballoj dot jam i sëmurë”, i tha ai Stenaldos, teksa kanë shpërthyer të dy në lot duke u përshëndetur.

Iliri, i cili që pas përfundimit të Prime-t të mbrëmjes së djeshme ndodhej në akuarium, takoi dy banorët e rinj, Artani dhe Aleksandra si dhe tre të nominuarit, Greta, Angelo dhe Keijsi.

Më pas, Vrenozi kaloi dhe nga pjesa tjetër e shtëpisë për të takuar banorët e tjerë.