‘Diplomatja’ Juna Harka dhe Andis Neli dora e trafikantit turk për pastrimin e parave në Tiranë përmes Wester Union të Edmond Lekës

Investigim

Publikuar: 13/01/2026

‘Diplomatja’ Juna Harka dhe Andis Neli dora e trafikantit turk për pastrimin e parave në Tiranë përmes Wester Union të Edmond Lekës

Në prill të vitit 2023, SPAK goditi një grup kriminal në Tiranë, i cili pastronte përmes një karteli kompanish paratë e mafiozit turk Ramazan Keskin, kreu i një bande kriminale të trafikut të drogës në Evropë, aktivitet nga i cili kishte fituar mbi 10 milionë euro. Sipas dosjes së SPAK-ut, Ramazan Keskin ka udhëtuar në mënyrë të vazhdueshme në Shqipëri (95 hyrje dhe dalje), ndërkohë që ka investuar shuma të konsiderueshme në Shqipëri.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të shtetasit R. K., rezulton se ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i ketë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale”, njoftoi SPAK.

Sipas dosjes, bashkëpunëtorët kryesor të trafikantit turk në Shqipëri ishin; bashkëjetuesja e tij Juna Harka, ortaku kryesor Andis Neli dhe Wester Union e Edmond Lekës, një nga lavatriçet më epike të pastrimit të parave në Shqipëri. Grupi i qarkullonte paratë pikërisht përmes Wester Union, një kanal që shërben për tranferimin e parave të pista nga vendet e BE drejt Shqipërisë, me sistemin Hawala, në këmbim të një përqindje të caktuar që shkon deri në 6 %. 

(Leka drejton një kartel që përbëhet nga Wester Union, Union Grup, Union Financiar, Media Union, Union TravelUnited Motors, United Transport, Albanian Cargo Service, Albanian Courier, Auto Master, Media Union, PLUS COMMUNICATION, Arch Investor, UNI-COM, Pluton Investor, S-SYSTEMS, Sesa, UNI-CONS, Geo Consulting, UNION DISTRIBUCION SERVIS ALBANIA, Paylink, Auto City, Arch Investor, E – BUSINESS SOLUTIONS, A S L- Construction 2, Automobile Touring Club Albania, Kato Vora Albania, Sicily By Car – Autoeuropa etj).

Ndërkaq, Andis Neli rezulton bashkëpunëtori kyç i trafikantit turk Ramazan Keskin në pastrimin e parave përmes kartelit të kompanive GLOBAL LEADER IN SPORT (GLS), KESKINDAG, REALIZ, REAL STONE.AL, Hamida Farma etj., disa prej të cilave janë sekuestruar me kërkesë të SPAK-ut dhe vendim të GJKKO. Kompania Realiz, me objekt veprimtarie import eksport i materialeve tekstile, konfeksione, makineri e pajisje qepëse të tekstileve etj., me ortakë Andis Neli dhe Ramazan Keskin, është përdorur masivisht për qarkullimin dhe pastrimin e parave, produkt i trafikut të drogës.

Nga ana tjetër, Juna Haka, bashkëshortja e trafikantit turk, rezulton e punësuar në kompaninë Media Union, e cila kontrollohet nga Edmond Leka i Wester Union, përmes Union Grup. Me anë të Union Grup, Leka kontrollon një kartel prej 12 kompanish dhe me aktivitet të dyshimtë, përfshirë edhe Media Union. Duket se lidhja mes trafikantit turk Ramazan Keskin dhe Edmond Lekës së Wester Union nuk është rastësore, por e strukturuar.

Juna Haka është emëruar sekretare e Konsullatës Shqiptare më datë 22 shkurt 2023, me firmë të ish ministres së Jashtme Olta Xhaçka. Drejtorisë së Çështjeve Konsullore dhe Konsullatës në Stamboll u është kërkuar të marrin masa për zbatimin e urdhrit, pra punësimin e bashkëjetueses së bosit turk të drogës, si Sekretare e Dytë.

Dosja e SPAK-ut