E BUJSHME: Real Madrid shkarkon Xabi Alonson, Arbeloa merr drejtimin e skuadrës

Sport

Publikuar: 12/01/2026

E BUJSHME: Real Madrid shkarkon Xabi Alonson, Arbeloa merr drejtimin e skuadrës

Real Madrid ka marrë një vendim të bujshëm, duke shkarkuar trajnerin Xabi Alonso nga posti i drejtuesit të ekipit të parë.

Vendimi vjen pas zhvillimeve të fundit brenda klubit dhe rezultateve te dobeta, teksa drejtuesit kanë zgjedhur një ndryshim të menjëhershëm në stol.

Menjëherë pas largimit të Alonsos, klubi madrilen ka zyrtarizuar Álvaro Arbeloa si trajnerin e ri të Real Madridit. Ish-mbrojtësi i njohur i “Los Blancos”, i cili ka qenë pjesë e suksesshme e klubit si lojtar dhe më pas si trajner në akademi, rikthehet tani në një rol kyç në krye të skuadrës së parë.

Emërimi i Arbeloas shihet si një lëvizje që synon stabilitet dhe rikthimin e ADN-së së Real Madridit,