Mesnatën e mbrëmjes së 9 janarit një makinë “Audi” doli nga rruga dhe ra në përroin e fshatit Dars në Klos.
Në të udhëtonin 2 persona nga fshati Fullqet, shoferi Andi Losha, 24 vjeç, i cili mundi të dalë nga makina dhe të mbijetojë ndërsa pasagjeri Jurgen Karaj, 30 vjeç, dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit dhe rezulton i zhdukur.
Teksa po bëhen dy ditë që nga zhdukja e të riut autoritet ende nuk kanë bërë të mundur gjetjen e tij. Ndërkohë ditën e sotme Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale teksa mburret me kërkimet dhe pse puna nuk ka sjellë asnjë rezultat konkret.
Ministri i Rames duket se nuk e ka problem jetë e njeriut po ka qejf eksitohet nga propaganda si një fëmijë i lumtur.
Postimi i Vengut tingëllon si një raport suksesi, ndërkohë që faktet flasin ndryshe: një i ri është ende i zhdukur dhe familja e tij nuk ka asnjë përgjigje.
Asnjë fjalë për mungesën e pajisjeve, për reagimin e vonuar, për standardet e ulëta të emergjencave apo për përgjegjësinë institucionale që bie mbi Ministrinë e Mbrojtjes.
Ky është një tjetër rast që tregon se për qeverinë Rama dhe ministrat e saj, jeta e njeriut shpesh mbetet në plan të dytë, ndërsa propaganda dhe imazhi publik janë prioritet absolut.
Postimi:
Kërkimet nuk ndalen në Klos
Me përkushtim maksimal, polumbarët eRegjimentit të Operacioneve Speciale dhe 22 efektivë të Forcave të Armatosura po vijojnë pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e të riut që dyshohet se u mor nga rrjedha e lumit Mat pas një aksidenti me makinë.
Me ndihmën e dronëve dhe pajisjeve të specializuara, çdo metër terreni po kontrollohet, nga ura e Darsës në Klos deri në bashkinë e Matit.
Shpresojmë në një përfundim sa më të shpejtë të operacionit.