Moti i keq/ Lumi i Vërdovës dëmton rrugën në Pogradec, vështirësohet qarkullimi

Aktualitet

Publikuar: 08/01/2026

Moti i keq/ Lumi i Vërdovës dëmton rrugën në Pogradec, vështirësohet qarkullimi

Pogradeci po përballet me probleme serioze nga reshjet e dendura të ditëve të fundit.

Prurjet e lumit të Vërdovës kanë dalë nga shtrati, duke dëmtuar segmentin rrugor përgjatë zonës dhe duke e bërë të vështirë qarkullimin e mjeteve.

Sipas autoriteteve vendore, lumi vazhdon të jetë një burim rreziku për zonën, pasi gjatë reshjeve shkakton dëme në tokat bujqësore, banesa dhe infrastrukturë.

Deri më tani rruga mbetet e kalueshme me vështirësi, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje më të shpejtë dhe zgjidhje të përhershme për problemin e përsëritur.

Situata pritet të mbetet e paqëndrueshme nëse reshjet vazhdojnë.