Moti i keq ‘godet’ fluturimet nga Rinasi, raportohet për vonesa dhe anulime në nisje dhe mbërritje! Aeroporti njoftim për pasagjerët

Kronike

Publikuar: 06/01/2026

Moti i keq ‘godet’ fluturimet nga Rinasi, raportohet për vonesa dhe anulime në nisje dhe mbërritje! Aeroporti njoftim për pasagjerët

Moti i keq në Shqipëri, me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, ka sjellë problematika edhe për pasagjerët në disa fluturime.

Përmes një njoftimi nga Aeroporti ‘Nënë Tereza’ bëhet me dije se për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, disa fluturime mund të ndikohen në oraret e tyre.

Po ashtu, burime për Report TV bëjnë me dije se si në nisje nga Rinasi, edhe në mbërritje, ka disa fluturime të anuluara, si dhe disa fluturime të vonuara.

Ndërkohë në orët në vijim pritet të ketë më shumë informacion për pasagjerët mbi ecurinë e punës në aeroport.

Njoftimi për pasagjerët:

Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, disa fluturime mund të ndikohen në oraret e tyre.

Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vijojnë normalisht, me stafet që punojnë në koordinim të ngushtë për të garantuar shërbime të pandërprera në aeroport.

Pasagjerët këshillohen të kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre dhe të qëndrojnë në kontakt me linjën ajrore përkatëse për përditësime.

Faleminderit për mirëkuptimin.