Presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolás Maduro, do të dalë sot para një gjykatësi në New York, njoftuan autoritetet gjyqësore amerikane. Gjatë seancës, Maduro do të njoftohet zyrtarisht për akuzat penale që rëndojnë ndaj tij.
Sipas drejtësisë amerikane, Maduro akuzohet kryesisht për “narko-terrorizëm” dhe për futje të sasive të mëdha të kokainës në Shtetet e Bashkuara. Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, deklaroi se ndaj Maduro-s janë ngritur disa akuza të rënda, përfshirë:
komplot për narko-terrorizëm,
komplot për import të kokainës në Shtetet e Bashkuara,
posedim të armëve automatike dhe mjeteve shpërthyese,
komplot për posedim armësh automatike dhe pajisjesh shkatërruese kundër SHBA-së.
Autoritetet amerikane theksojnë se në Distriktin Jugor të New Yorkut parashikohet edhe dënimi me vdekje për disa krime federale të rënda, përfshirë terrorizmin, në bazë të Federal Death Penalty Act.
Sipas informacioneve të deritanishme, ndaj Maduro-s është lëshuar një urdhër i ri arresti, i ndryshëm nga ai i vitit 2020. Në dokumentin e ri ligjor, në listën e të akuzuarve përfshihet edhe bashkëshortja e tij, Zonja e Parë e Venezuelës, e cila nuk ishte pjesë e padisë së mëparshme.
Çfarë parashikonte dosja e vitit 2020
Aktakuza e vitit 2020, e depozituar atëherë në mënyrë konfidenciale, përfshinte katër akuza kryesore ndaj Maduro-s dhe pesë personave të tjerë:
komplot për import të kokainës në SHBA,
komplot për posedim të mitralozëve. Procesi ndaj ish-presidentit venezuelian pritet të tërheqë vëmendje të madhe ndërkombëtare, për shkak të peshës politike dhe juridike të çështjes.