Kapet me një kuintal drogë në Itali, arrestohet shqiptari/ Si u pikas nga policia

Kronike

Publikuar: 05/01/2026

Kapet me një kuintal drogë në Itali, arrestohet shqiptari/ Si u pikas nga policia

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia në Itali, pasi akuzohet për shit-blerje të lëndëve narkotike.

Sipas mediave të huaja, shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është kapur në zonën e Teramos, me mbi 100 kilogramë lëndë narkotike, përfshirë hashash, kokainë dhe heroine, me një vlerë tregu mbi 5 mln euro nëse shitej me pakicë.

Sipas raportimeve, ai u zbulua nga policia, pas një operacioni bastisje të kryer në zonën e Teramos, ku është arrestuar në flagrancë duke tentuar të trafikonte drogën.

Shqiptari është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale, ndërkohë detajet e tjera të operacionit nuk janë bërë publike, pasi është ende në proces për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.