Presidentja në detyrë e Venezuelës thotë se vendi i saj është i përkushtuar ndaj paqes dhe ka si përparësi që të ecë përpara në marrëdhëniet “e baraspeshuara dhe të respektueshme” me SHBA-të.
“Presidenti Donald Trump, popujt tanë dhe rajoni ynë meritojnë paqe e dialog, jo luftë Venezuela ka të drejtën e paqes, zhvillimit, sovranitetit dhe një të ardhmeje. Ky ka qenë gjithnjë qëndrimi i presidentit Nicolas Maduro dhe është qëndrimi i gjithë Venezuelës në këtë moment”, tha ajo.
Më tej vijoi:
Vendi ynë asipron të jetojë pa kërcënime të jashtme, në një klimë respekti dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. Ne besojmë se paqja botërore ndërtohet së pari duke siguruar paqen e çdo kombi. Ne ftojmë qeverinë e Shteteve të Bashkuara të bashkëpunojmë në një program bashkëveprimi të drejtuar nga zhvillimi i përbashkët, brenda kornizave të ligjit ndërkombëtar dhe për të forcuar bashkekzistencën jetëgjatë të komunitetit.
Por Trump e ka paralajmëruar se ajo “mund të paguajë një çmim të madh, ndoshta edhe më të madh sesa Maduro” nëse “nuk bën çfarë është e drejtë.”
Rodriguez mbështetet nga Gjykata Supreme dhe ushtria. Sot (e hënë) ajo do të betohet si presidente në Caracas, në orën 08:00 lokale.