Arrestimi i Maduros/ Vokshi: Koha e maskave po mbaron!

Aktualitet

Publikuar: 03/01/2026

Arrestimi i Maduros/ Vokshi: Koha e maskave po mbaron!

Deputetja, Albana Vokshi, ka reaguar pas arrestimit të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, nga forcat e SHBA-së.

Në një reagim në rrjete sociale, Vokshi shkruan se arrestimi i Maduros tregon se demokracia nuk ka standarde të dyfishta.

Duke e paralelizuar rastin me zhvillimet politike në vendin tonë, Vokshi ka ndarë një artikull të “Fox News” për Edi Ramës, krahas së cilës shkruan ‘koha e maskave po mbaron’.

“Kur propaganda shembet dhe e vërteta del në dritë. Autokratët njihen mes tyre, mbrohen mes tyre dhe bien njësoj. Demokracia nuk ka standarde të dyfishta: ose je me lirinë, ose kundër saj. Koha e maskave po mbaron”,- shprehet Vokshi.