Vrau gruan dhe më pas veten, publikohet fotoja e bashkëshortëve në Orikum

Kronike

Publikuar: 02/01/2026

Vrau gruan dhe më pas veten, publikohet fotoja e bashkëshortëve në Orikum

Është publikuar fotoja e ish-bashkëshortëve nga ngjarja e rëndë në Orikum, Sose Xhebro, 40 vjeçe, dhe Llogora Xhebro, 50 vjeç. Procesi i tyre i divorcit përfundoi në tragjedi, me 50-vjeçarin i cili, mesditën e sotme, u fut në banesë dhe i mori jetën ish-gruas dhe më pas duke vrarë veten.

Vrau gruan dhe më pas veten, publikohet fotoja e bashkëshortëve

Sose Xhebro, 40 vjeçe, dhe Llogora Xhebro, 50 vjeç

Ishin familjarët ata që e gjetën 40-vjeçaren me shenja dhune në banesë; më pas ata thirrën urgjencën mjekësore, e cila konstatoi se 40-vjeçarja ishte pa shenja jete.

Sipas hetimeve paraprake, 40-vjeçarja dyshohet se është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj. Pas kontrolleve të Policisë në zonën përreth banesës, autori i dyshuar është gjetur i pajetë në një garazh pranë, ku dyshohet se ka përdorur armë zjarri, tip pistoletë.