Ky është 70-vjeçari Rushan Selko që përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren në Pogradec, arrestohet nga policia. Të afërmit: E njihnim për burrë të mirë, baba i 4 vajzave

Kronike

Publikuar: 31/12/2025

Ky është 70-vjeçari Rushan Selko që përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren në Pogradec, arrestohet nga policia. Të afërmit: E njihnim për burrë të mirë, baba i 4 vajzave

Rushan Selko është 70-vjeçari, i cili ka përdhunuar dhe lënë shtatzënë një vajzë 12-vjeçare në Pogradec. Zbulimi tronditës erdhi pas vizitës së vajzës në Spitalin e Korçës, ku ka rezultuar shtatzënë, rreth 22 javëshe, teksa u zbulua gjithashtu se ishte abuzuar seksualisht.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga i moshuari, Rushan Selko, i cili kishte njohje familjare me familjen e të miturës.

Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, çka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim. Pas vizitës u konfirmua se e mitura ishte shtatzënë.

Mësohet se i moshuari e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen, ndërsa policia ka bërë arrestimin e këtij të fundit.

Familjarët e të miturës, në deklarime jashtë kamerave, janë shprehur se mes tyre dhe autorit të dyshuar kishte marrëdhënie të afërta shoqërore, duke theksuar se familjet frekuentonin shpesh banesat e njëra-tjetrës. Sipas tyre, raportet kanë qenë korrekte dhe nuk kishin pasur asnjë dyshim se mund të ndodhte një ngjarje e tillë.

Ata shprehen se po përjetojnë një gjendje të rënduar emocionale dhe ndihen të tronditur dhe të turpëruar nga ajo që ka ndodhur, ndërsa presin që drejtësia të veprojë dhe të sqarojë plotësisht rrethanat e rastit.

Burime hetimore bëjnë me dije se banesat e familjes së vajzës dhe të autorit të dyshuar ndodhen ngjitur me njëra-tjetrën. Po sipas këtyre burimeve, e mitura lejohej nga familjarët të shkonte herë pas here në dyqan, për të ndihmuar familjen e të dyshuarit, pa pasur dyshime për rrezik.

Aktualisht po kryhen veprimet hetimore dhe po merren në pyetje familjarët, ndërsa vajza ka pranuar ngjarjen në prani të psikologut.

“Është baba i 4 vajzave”, flasin të afërmit e 70-vjeçarit: Ata janë komshinj, e njohim për burrë të mirë

Të afërmit thonë se 70-vjeçari Rushan Selko është baba i 4 vajzave dhe gjysh i disa nipërve dhe mbesave.

Ai person është i mire nuk është aq i keq, nuk kam dëgjuar llaf të keq për të. Unë tani e mora vesh. Unë s’di gjë, u trondita. Njihet si burrë i mire ne fshat. Ne nuk kemi ndjerë asgjë. Familjen e vajzës nuk e njoh, nuk ja kam idenë fare.

Nga i njëjti fshat jemi, por nuk e di unë se çfarë bëjnë. Unë rri në shtëpinë time. Unë u trondita, po ai i mire është. Nuk njihej si njeri problematik. Ai është familjar, ka 4 vajza. Është edhe gjysh, ka nipër, mbesa. Fëmijët i ka të martuar”, ka thënë ajo.

Kushëriri i 70-vjeçarit tha se lajmin e mori vesh pasi kishte ardhur policia, të cilët i shoqëroi për në banesën e Rushanit.

Unë e njoh si burrë të mirë. Nuk di gjë fare, se çfarë ka ai se di. Unë nuk kam marre vesh asnjë gjë. Qeparë qe erdhi policia, i çova deri aty lart edhe ika. Vajzën e njoh, është fëmijë. Marrëdhënia e te dyjave familjeve është shume e mire. Shkojnë e vijnë. Janë komshinj. Rrushani është pensionist, rri në shtëpi. Nuk dimë gjë fare, tani e morëm vesh. S’kemi dëgjuar ndonjëherë. Ai gruan e ka”, ka thënë ai.