Personazhe të ashtuquajtura VIP, mes tyre edhe Soni Malaj, Jonida Vokshi, Çiljeta dhe Olta Gixhari, reklamuan një klinikë dentare në Tiranë, e cila nën kamuflimin e shërbimit dentar, vepron si lavatriçe e parave me burim të dyshimtë nga parajsat fiskale drejt Shqipërisë, në bashkëpunim me Fondacionin Zoja e Këshillit të Mirë, një ikonë e pastrimit të parave dhe largimit të çantave me euro nga Shqipëria.

Jetë luksoze, punë të pista në Itali dhe Shqipëri, para me fjade, kartel kompanish fantazmë, pastrim masiv parash dhe skema mashtrimi. Në krye qëndron kumbari Abedin Mehmetit, ndërsa të implikuar janë gruaja tij Semiha Gjeleshi, dy djemtë Gianmarco Mehmeti e Alessandro Mehmeti, bashkëshortja e djalit Ornela Biberaj, vajza e Aleksandër Biberaj, krushku i Abedin Mehmetit.


(Aleksandër dhe Ornela Biberaj)
Karteli i kompanive me aktivitet të dyshuar kriminal përfshin DentalCare One, DCO shpk, Albadent, Algident, DentalCare Turismo, IL MARINAIO, Albadent plus, GRUPPO IMMOBILIARE FINANZIARIA ITALIANA, Antonimarco etj., me aktivitet mikrokredi, klinikë dentare, depo dentare, hidrocentrale, materiale hidrosanitare etj.

(Gianmarco Mehmeti)
DentalCare One u themeluar nga Gianmarco Mehmeti, i biri i Abedin Mehmetit, pronarit të depos dentare Albadent, dhe bashkëjetueses së tij, Ornela Biberaj, vajza e ish deputetit demokrat, Aleksandër Biberaj, në kuadër të aktivitetit kriminal të Abedin Mehmetit, ku dominon pastrimi i parave.

(Semiha Gjeleshi dhe Abedin Mehmeti)
Aktiviteti dentar dhe fitimprurës filloi që prej janarit të vitit 2019 (gjithë aktiviteti pasqyrohej me video e foto në rrjetet sociale), por megjithatë për gati dy vite nuk u deklarua asgjë në Tatime.



Regjistrimi në QKB u bë vetëm në shtator të vitit 2022, me kapital 50 mijë lekë, një vlerë qesharake në raport me investimin, përfshirë pajisje, 5 salla operuese, staf etj., që kapin një vlerë qindra mijëra euro.
Biznesi Biberaj-Mehmeti vazhdonte aktivitetin në të zezë vetëm pak metra larg Gardës së Republikës në Tiranë, ndërkohë që organet ligjzbatuese bënin një sy qorr përpara shkeljes flagrante, edhe pse Mehmeti ishte i skeduar më parë për pastrim parash përmes një karteli kompanish.

Nga viti 2019 deri në shtator 2022, çifti Biberaj-Mehmeti, me sa duket me mbështetjen në hije të baballarëve të tyre, kanë kryer një aktivitet kriminal financiar, në mes të Tiranës. Klinika denate u hap në mënyrë të paligjshme, si derivat i Albdent, pasi kompania Albadent, depo dentare, e Abedin Mehmetit, kishte kaluar në shoqësi në likudim në korrik të 2018.


Pas ekspozimit në pastrim parash, Abedin Mehmeti mbylli kompaninë Aldent, ndërsa bleu në vitin 2019 një kompani tjetër hije, Albdent plus në emrin e të birit, Alessandor Mehemti me ortak Arjan Mavriqin. Kompaninë ia bleu Olti Peçinit, prestanome i bosëve të Spitalit Salus dhe i koncensionit të skanimit të kontenierëve në Portin e Durrësit, i përdorur nga grupet kriminale për kalimin e tonelatave kokainë.


Evidencat janë të qarta për pastrim parash, aktivitet të paligjshëm, shmangie taksash, fshehje të ardhurash, punë në të zezë etj., ndërsa klani Mehmeti është i skeduar më parë nga autoritetet italiane dhe shqiptare për pastrim parash.
Pastrim parash me Zojën e Këshillit të Mirë
Nuk është hera e parë që drejtësia nuk vepron përpara shkeljeve të famijes së Abedin Mehmetit. Në vitin 2016, një dosje penale implikonte Albadent për pastrim parash. Shtetasi italian Alessandro Enrico Donadon akuzohej për pastrimin e mbi 500 mijë eurove përmes Intesa San Paolos në Shqipëri, e njohur si banka e familjes Berisha dhe e Arben Ahmetajt.
Intesa San Paolo ka mbuluar edhe investimin e dyshimtë të Shkëlzen Berishës, me kredinë e dyshuar si fiktive 1.8 milonë euro, për fabrikën e boronicave në Gërdec.
Prapaskena ka siguruar vendimin e plotë gjyqësor ku italiani pretendonte se paratë i kishte sjellë në Shqipëri për familjen Mehmeti.
Në fakt paratë kanë ardhur nga parajsa fiskale San Marino. Nuk dihet burimi. Mund të jenë para të mafies italiane, mund të jenë para trafiqesh, por mund të jenë edhe para korrupsioni të ndonjë pushtetari, i cili mund t’i ketë fshehur paratë jashtë, duke tentuar t’i rikthejë për t’i investuar në biznes.
“Në datë 13.11.2015 ky shtetas ka njoftuar bankën për tërheqjen e një shume rreth 50.000 Euro, duke arsyetuar se do të likujdojë faturat e lëshuara nga shoqëria “Albadent”, të cilat kanë rezultuar fatura me format të thjeshtë dhe jo fatura tatimore, në një vlerë të përgjithshme prej 39.400 Euro.
Në datë 07.12.2015, në përfundim të procesit të verifikimit, përfshi dhe 11 çeqet e tjera me vlerë 524.000 Euro, shuma e përgjithshme në llogarinë personale të shtetasit Alessandro Enrico Donadon rezulton në vlerën 538.910 Euro.
Në datë 07.12.2015, në përfundim të procesit të verifikimit, përfshi dhe 11 çeqet e tjera me vlerë 524.000 Euro, shuma e përgjithshme në llogarinë personale të shtetasit Alessandro Enrico Donadon rezulton në vlerën 538.910 Euro.
Për të justifikuar mbulimin e të ardhurave dhe arsyen e tërheqjes së tyre nga banka Intesa Sanpaolo, shtetasi Alessandro Enrico Donadon ka depozituar në bankë fatura blerje të disa pajisjeve dentare nga shoqëria “Albadent” si dhe faturën e shitjes së tyre nga kompleksi spitalor universitar “Zonja e Këshillit të Mirë”, thuhet në vendim.

Ndërkaq, fakte dhe rrethana, përfshirë një operacion policor, hetime dhe një dosje penale në itali, ekspozojnë Fondacionin Zoja e Këshillit të Mirë si një prej lavatriçeve më okulte të pastrimit të parave në Shqipërisë. Në maskën e bamirësisë dhe amanetit të Nënë Terezës, si duke u kamufluar me emrin e Kishës Katolike, Fondacioni ka zhdukur miliona euro në Tiranë me projekte fiktive dhe përmes skemave të mashtrimit.

Disa nga tentakulat e Fondacionit jo transparent Zoja e Këshillit të Mirë janë Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Qendra e Rehabilitimit dhe Mjekësisë Sportive, OJF Dokita, Poliambulanca, depoja farmaceutike IDIAL etj., të përfshira në pastrim parash, evazion fiskal, mashtrim, devijim të fodeve dhe përvetësim të pasurive publike me qëllim fitimi, kamufluar me fondacion bamirësie.

Prej tre dekadash, Fondacioni Zoja e Këshillit të Mirë ka qarkulluar miliona euro, ka përfituar prona dhe para publike, duke mospaguar taksa. Fondacioni, i cili fsheh kupolën drejtuese, është përfshirë në transaksione të dyshimta dhe në devijimin e fitimeve, duke i larguar paratë me çanta brenda dhe jashtë vendit, për t’i pastruar në pasuri të paluajtshme.
Mbyllet dosja, vijon aktiviteti kriminal
Prokuroria e Tiranës hapi një dosje për pastrimin e parave nga Abedin Mehmeti me italianë dhe Zojën e Këshillit të Mirë. Policia gjyqësore mori në pyetje Abedin Mehmetin, i cili pranoi njohjen me shtetasin italian Alessandro Donadon, por mohoi kategorikisht të ketë kryer transaksione financiare me të.
Me kaq u mbyll dosja e italianit dhe Abedin Mehmetit, me 8 biznese “lavatriçe” për mashtrim me fajde e pastrim milionash Itali-Shqipëri, i cili e ‘justifikon’ pasurinë marramendëse, kompanitë e themeluara dhe luksin mes të cilit jeton, vetëm përmes të ardhurave nga emigracioni.
Mund të lexoni;