Konsiderohet si ‘noterja’ e oligarkëve për zhvatjen e parave publike përmes mashtrimit me kontratat publike për ndërtim rrugësh, ujësjellësash, rikostruksion ndërtesash dhe punë të tjera publike, përmes devijimit të projekteve, situacioneve false për punë të pakryera dhe marifete të tjera, që të gjitha në funksion të maksimalizimit të përvetësimit të parave publike.
Ajo është supervizorja e famshme Entela Çano, ylli i Çuçkës së Kolonjës, e cila me kompaninë e saj A & E ENGINEERING shkpk ka bërë kërdinë në buxhetin e shtetit, kompani e cila ka funksionuar si paketë me oligarkët, halldupët e tenderave publikë.
Jo rastësisht, Entela Çano, administratore dhe pronare e kompanisë suprvizuese A & E ENGINEERING sh.p.k., rezulton nga hetimet e SPAK-ut në rolin e ‘tutores’ së kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, i njohur si Çuçka e Kolonjës, në aferat korruptive me tenderat publikë. Si ‘fillestar’ në operacionet e vjedhjes së parave publike, Çuçkës së Kolonjës i ofruan ‘ustalleshën’ Entela Çanon, për kopsitjen e praktikave korruptive në Bashkinë e Kolonjës.

Si një zanatçije e vjetër e zhvatjes së fondeve publike, Entela Çano vepron me shpejtësi, ndërsa në komunikime tregohet e rezervuar, e matur dhe fjalëpakë, ndërsa Çuçka i nxituar dhe i paduruar, ku shprehet ‘jepi shefe’, ‘zjarr shefe’, ‘je yll’, ‘vulose tani’ etj.
Entela Çano është ‘çelësi’ i vjedhjes me tendera i oligarkut Pëllumb Salillari, një prej hajnave më të frikshëm në historinë e pluralizmit shqiptar, me një avantazh të dukshëm në raport me ‘ujqërit’ e tjerë të tenderave, pasi Salillari ka investuar miliona euro nga paratë e vjedhura, duke rekrutuar drejtues policie, gjyqtarë, prokurorë, hetues të BKH-së, madje edhe një prokuror të SPAK-ut.
Entela Çano është paketë me Salillarin, kur ky i fundit përfiton një tender publik. Nëse Salillari fiton një tender si zakonisht me pazar në tavolinë, mbikëqyrësja e punimeve duhet të jetë Entela Çano me kompaninë e saj të mashtrimit. Entela Çano është dora e Salillarit për certifikimin e punimeve të pakryera dhe deformimin e projekteve, me qëllim vjedhjen dhe ndarjen e parave publike.
E njëjta skemë funksion edhe me disa oligarkë të tjerë, të cilët pasi marrin tenderin me procedura fiktive dhe paracaktim me pazar në tavolinë, shfaqet Entela Çano, me kompaninë e saj supervizuese A & E ENGINEERING sh.p.k., e cila ‘fiton’ tenderin e mbikqyrjes së punimeve.
Po cilat vepra publike ka mbikqyrur ‘merimanga’ e zhvatjes së fondeve publike Entela Çano? A do të verifikohen nga SPAK-u?
-Ndërtim i rrugës Korçë-Ersekë.
-Mbikqyrje e mirëmbajtjes në Tunelin e Llogarasë.
-Kardhiq-Delvinë loti 7.
-Elbasan-Paperr faza III.
-Zgjerimit i superstradës Tiranë-Durrës, faza e tretë.
-Zgjerimi i rrugës së Ksamilit.
-Rehabilitim i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta-rrethrrotullimi Shqiponja Loti 1.
-Vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja- Lumi i Tiranës, Loti 1.
-Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafë-Thanë (Faza IV).
-Ndërtim dhe rikonstruksion i rrjetit të ujësjellësi në qytetin e Tiranës.
-Ndërtim rrjet ujësjellësi në zonën e Autostradës Tiranë-Durrës.
-Ndërtim i Urës së Zemblakut, Urës së Kaludhit, Urës së Dragotit dhe Urës së Leklit.
-Rikonstruksion i linjës Dn-450mm të Bërxullit.
-Sistemim, asfaltim dhe kthim në gjendje fillestare të segmenteve rrugore pas ndërhyrjes në rrjetin e Ujësjellësit dhe kanalizimeve në qytetin e Tiranës.
-Ndërtim rrjet kanalizimesh në Rezidencën Studentore RSU3.
-Rindërtimin e 8 objekteve arsimore në Bashkinë e Tiranës.
-Zëvendësim saraçineska dhe rikonstruksion pusetash në territorin e Tiranës.
-Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit në fshatrat e thellë të Kolonjës.
-Ndërtim dhe rikonstruksion linjash kanalizimi në njësitë 1,2,3,4,5 dhe Drejtorine Rajonale.
-Rikonceptimi i kopshtit zoologjik.
-Përmirësimi i matjeve të enteve private që përdorin ujin si lëndë të parë.
Rehabilitimi i Emergjencës Civile, Mbrojtja e Digës Liqeni Çekrezë
Rikonstruksion i rrugës Xhorxh W Bush dhe rehabiltim i fasadave.
-Ndërtim i zyrave qëndrore të Ujësjellës Kanalizime Tiranë.
Ndërtim i tregut për shitjet me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore (Tirana Agrikulturë).
-Riforcimin e njësive të banimit në ndërtesa (pallat) në Bashkinë Tiranë (Programi i Rindërtimit).
-Ndërtim i ujësjellësave për zonat bregdetare, Bashkia Lezhë.
Ndërtimi i godinës 7 (Seksioni A) në zonën zhvillimore “Kombinat”.
Rindërtimin e njësive të banimit në ndërtesa (pallat) në zonën e shpallur për zhvillim të detyruar, zona “5 Maji” Bashkia Tiranë.
-Rindërtimi i njësive të banimit në ndërtesa (pallat) në zonën e shpallur për zhvillim të detyruar, zona Kombinat.
-Ndërtim i sallës së koncerteve, pranë auditorit të Liceut Artistik Jordan Misja.
-Rikonstruksion i pjesshëm i shkollës së mesme të përgjithshme Andon Z. Çajupi.
-Ndërtimi i shkollës 9 vjeçare “Myslim Hida ”, Arapaj.
-Ndërtim i ri i shkollës 9-vjeçare “S. Maçi”.
-Rikonstruksion i Shkollës 9- vjeçare ”Dora D’Istria”.
-Ndërtim i shkollës 9-vjeçare ”Kosova” ,Tiranë.
-Supervizion mirëmbajtje me performancë të rrugëve për Rajonin Jugor.
-Rikonstruksioni i rrjetit ujitës të rezervuarit të Gjonçit, Bashkia Kolonjë.