Plagosje me thikë në Kavajë, ndalohet autori! Zbardhet dinamika e ngjarjes

Kronike

Publikuar: 25/12/2025

Plagosje me thikë në Kavajë, ndalohet autori! Zbardhet dinamika e ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, në lagjen nr. 2 të Kavajës.

Sipas informacioneve paraprake shtetasi Artur Ligeja, pronar i një agjencie udhëtimesh dhe disa bizneseve të tjera, është plagosur me thikë. Mësohet se autori i ngjarjes është ndaluar, ndërsa dyshohet se ai është një person me probleme të shëndetit mendor.

Ai raportohet se ka hyrë në një nga bizneset e Artur Ligejas, dhe nuk ka pranuar të dalë jashtë. Policia ka marrë në pyetje edhe personin e plagosur, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se autori ka hyrë në biznesin në pronësi të të plagosurit dhe I ka kërkuar këtij të fundit para. Ligeja ka refuzuar t’i japë, dhe autori për pasojë e ka qëlluar me thikë.

Eri Velencia njihet dhe si përdorues i lëndëve narkotike, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

Ndërkohë, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim mjekësor në spital.