Dënohet me burg banda e drogës në Greqi/ ‘Koka’ e grupit Fatosi i kafenesë! Si u zbulua nga policia

Kronike

Publikuar: 24/12/2025

Dënohet me burg banda e drogës në Greqi/ ‘Koka’ e grupit Fatosi i kafenesë! Si u zbulua nga policia

Një bandë shqiptare që merrej me trafikun e drogës është goditur nga autoritetet në Greqi, ndërsa janë dënuar me burg 14 prej anëtarëve.

Sipas mediave greke, krerët e bandës, mes tyre edhe pronari i i kafenesë Pimpelhof, Fatos M., (personi në foto) u dënuan me 8 deri në 10 vite burg, ndërsa të pandehurit e tjerë me 5 deri në 7 vite burg.

Banda dyshohet se merrej me tregti droge dhe armësh, ku baza ishte kafeneja Pimpelhof e Fatosit, në lagjen Seefhoek dhe më pas i shpërndanin në vende të ndryshme. Sipas raportimeve dy policë të infiltruar u futën në kafene si dy klientë dhe më pas kanë zbuluar aktivitetin e bandës kriminale.

Pas shpalljes së vendimit, prokuroria kërkoi arrestimin e menjëhershëm të shtatë të pandehurve, për shkak të rrezikut të arratisjes ose mundësisë së përsëritjes së veprës penale, ndërkohë që pala mbrojtëse ka argumentuar se shumica e shqiptarëve jetojnë prej vitesh ligjërisht në Belgjikë.

Gjithashtu një prej avokatëve të të pandehurve ka ngritur shqetësimin se në burg nuk ka vende.

“A po mbarojnë edhe dyshekët për ata që flenë në tokë?” – u shpreh ai.

Gjykata nuk u mor parasysh me gjendjen e mjerueshme të burgjeve dhe urdhëroi arrestimin e menjëhershëm të shtatë nga katërmbëdhjetë të dënuarit, ndërsa pala mbrojtëse deklaroi se do ta apelojnë vendimin dhe do të paraqesin kërkesë për lirimin e klientëve të tyre.