Mirlinda Karçanaj “dorëzon” çelësat e AKSHI-t, drejtimin e merr Romina Kostani

Aktualitet

Publikuar: 23/12/2025

Mirlinda Karçanaj “dorëzon” çelësat e AKSHI-t, drejtimin e merr Romina Kostani

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, ka firmosur një urdhër për delegimin e kompetencave drejtuese, në një kohë kur ajo ndodhet në arrest shtëpie, nën hetim nga SPAK, së bashku me nën-drejtoreshen e institucionit.

Sipas urdhrit të datës 18 dhjetor 2025, Karçanaj ka deleguar kompetenca vendimmarrëse te drejtues të tjerë të AKSHI-t, duke përfshirë çështje që lidhen me drejtimin administrativ dhe funksionimin e institucionit.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe parashikon që kompetencat e deleguara të ushtrohen deri në shfuqizimin e urdhrit.

Delegimi i kompetencave vjen në një moment kritik për AKSHI-n, institucion strategjik për administrimin e sistemeve digjitale të shtetit, ndërsa drejtuesit e tij përballen me masa sigurie dhe hetime penale.

/voxnews