Një taksist 45-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e kësaj të diele në qytetin e Durrësit.
Sipas burimeve të Euronews, i plagosuri është përfshirë në një konflikt me një drejtues tjetër mjeti në zonën e Plazhit të Durrësit, për shkak të një parakalimi.
Gjatë konfrontimit fizik, 45-vjeçari është plagosur me mjet prerës, ndërsa policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si edhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 13, në zonën e Plazhit, në Durrës ndërsa 45-vjeçari i plagosur është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit.