Gënjeshtra e Berishës / “BB” nuk është Ben Blushi, por biznesmeni Besnik Bami që financon Shkëlzenin

Krim & Korrupsion

Publikuar: 20/12/2025

Gënjeshtra e Berishës / “BB” nuk është Ben Blushi, por biznesmeni Besnik Bami që financon Shkëlzenin

Në politikë, gjysmë e vërteta shpesh është gënjeshtra më e rrezikshme. Kjo po ndodh edhe me deklaratat e fundit të Sali Berishës lidhur me dosjen e Belinda Ballukut, ku përzihen fakte reale, por të ngjyrosura me të pavërteta, duke krijuar një fabul të qëllimshme për të goditur media dhe individë të caktuar.

Berisha lakon disa emra që përmenden vërtetë në materialet hetimore për tenderat e ARRSH-së. Por këtu mbaron e vërteta. Dhe nga ky moment, Berisha kalon në manipulim, duke pretenduar se “Top Channel ka marrë shuma të mëdha parash” dhe se inicialet “BB” i referohen Ben Blushit, ish drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel.

Këto dy pretendime janë të pavërteta. Dokumenti që qarkullon dhe që po përdoret si bazë për këto akuza (komunikimet e zbardhura mes Belinda Ballukut dhe Evis Berberit) është se “BB” nuk është Ben Blushi, por biznesmeni Besnik Bami, emër i njohur në sektorin e kontratave dhe i lidhur me interesa konkrete ekonomike, jo mediatike. Në asnjë rresht të materialit hetimor nuk përmendet Top Channel, as si përfitues, as si palë, as si subjekt i ndonjë transaksioni apo marrëdhënieje financiare.

Jo vetëm kaq. Top Channel dhe Ben Blushi nuk janë përfshirë ndonjëherë në tendera rrugësh. Nuk është në fokusin e veprimtarisë së tyre. Nga ana tjetër, biznesmeni përfitues dhe që përmendet në dosje, Bensnik Bami, ka njohje me Sali Berishën, madje Bami përflitet si një nga financuesit e Shkëlzen Berishës.

Kjo foto ngre dyshime të forta se gënjeshtra e Sali Berishës duke paraqitur Ben Blushin në vend të Besnik Bamit, është e qëllimshme për të mbuluar Bamin, me të cilin ka njohje. Bami është një nga përfituesit më të mëdhenj të fondeve publike. Dhe një pjesë të parave dyshohet se i kanalizon tek Familja Berisha në formë haraçi.

Më poshtë në dosjen voluminoze të SPAK, renditen 4 lotet publike të mirëmbajtjes, dhe fitues janë biznesmen të ndryshëm. Komunikimet mes Evis Berberit dhe Ballukut tregonin që mirëmbajtjen ta merrte Besnik Bami, por Berberi i kishte ndarë në 4 lote, për të kënaqur shumë biznesmenë, përfshirë dhe ish ortakun e tij Valter Begaj.

Përgjimet:
Belinda Balluku: I mbuluar nga xhepi vet media… Ty një të kam lënë!  Ngele duke e bere çorap”.
Në orën 18:02, Evis Berberi: “Kuptova”.
Në orën 18:05, Belinda Balluku: “Ke nje supervizion mirembajtje”.
Në orën 18:05-18:06, Evis Berberi: “Po Më thuaj”.
Në orën 18:07, shtetasja Belinda Balluku ka dërguar një fotografi, si ajo nga sistemi elektronik i prokurimeve, në të cilën janë listuar procedurat e prokurimit të publikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar:
Në datën 17.03.2022, konkretisht:

Loti 4: Kontrata D “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit Jugor”;
Loti 3: Kontrata C “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit Qendor dhe Juglindor”;
Loti 2: Kontrata B “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit Qendor dhe Verilindor”;
Loti 1: Kontrata A “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit verior”;
“Supervizion per Mirembajtjen me performance të segmenteve rrugore të shtuara me VKM nr. 600, date 13.10.2021”.
Pasi dërgon këtë fotografi,
Në orën 18:08-18:09, shtetasja Belinda Balluku: “Per kte flet ky se ka rene dakord me Ramen! Dyta pse ia ke bere për 3 vite? Se është çmenduri!  Merru me kto se do me çmendesh Sqaroji atij kurve qe nuk do hapen procese te reja se nuk lejojne financať”.
Në orën 18:09, Evis Berberi: “Ok”.
Në orën 18:09, Belinda Balluku: “Ca jane kto supervizione qe paske hap ti???”. |
Në orën 18:10, Evis Berberi: “Po pra për tre vite! Janë të mirëmbajtjes “.
Në orën 18:10, Belinda Balluku: “Kane mirembajtjet supervizion? Se I ke hapur ti? E po nje do ta marr ky super k… ia ka premtuar R”.
Në orën 18:11, Evis Berberi: “Po BB i kishte një të madhe unë i ndava që të akomodonim sa më shumë.
Në orën 18:11, Belinda Balluku: “Sme pëlqen fare qe une nuk di cfare ben ti”.
Në orën 18:11, Evis Berberi: “Po kë të dojë”.
Në orën 18:18, Belinda Balluku: “Jo ke te doje jo”.
Në orën 18:18, Evis Berberi: “Të vi në MIE”.

Përfshirja e Top Channel dhe e Ben Blushit në këtë histori është një manipulim i pastër. Ky është mashtrim, që synon të zhvendosë vëmendjen nga thelbi i hetimit dhe ta kthejë çështjen në luftë politike kundër mediave që nuk i shërbejnë fabulës së tij.