Një shpërthim me eksploziv është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Selitë të Vogël.
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një automjet në pronësi të shtetasit Dritan Jano, 39-vjeç, i cili ishte parkuar në oborrin e banesës.
Sipas Policisë, nga shpërthimni janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa ende nuk dihet se kush janë autorët.
“Më datë 19.12.2025, rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit D. J., rreth 39 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij. Si pasojë, pati vetëm dëme materiale”,- thuhet në njoftimin e Policisë.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.