Konfirmohet zyrtarisht një tjetër banor i BBV

Show Biz

Publikuar: 19/12/2025

Konfirmohet zyrtarisht një tjetër banor i BBV

Anxhelo Haruni do të jetë banor i Big Brother VIP Albania 5. Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatori përmes një reagimi publik, ku konfirmoi se do të jetë pjesë e reality show-t më të ndjekur në vend.

Autori dhe moderatori i emisionit ekonomik “Top Talk” u shpreh se nga ky moment hyn në izolim total, sipas rregullave të formatit, duke lënë pas angazhimet e tij televizive.

Nga nesër, zyrtarisht, do të jem konkurrent në Big Brother VIP Albania 5. Loja nis për të gjithë njësoj. Pa role dhe pa plane, por si njeri i vërtetë”, u shpreh Haruni, duke shtuar se synon të shkojë deri në fund të garës.

Ndërkohë, burime për Boldnews.al bëjnë me dije se edhe Ilir Vrenozi,  do të jetë pjesë e BBV.

/Boldnews