Fiona Papajorgji është zgjedhur në krye të Gjykatës Kushtetuese në vend të Holta Zaçajt, raporton Anila Hoxha.
Në fillim të këtij muaji, Gjykata Kushtetuese u mblodh për të nisur procedurat për të zgjedhur kreun e ri të Gjykatës Kushtetuese, pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçajt.
Gjyqtarja Fiona Papajorgji ishte e vetmja kandidaturë për këtë post dhe arriti të paktën 5 votat që i duheshin, ndërsa do të jetë në krye të Kushtetueses për një mandat 3-vjeçar.