Në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca e radhës për dosjen ‘Plumbi i Artë”. Lulzim Masha, pronar i një shkolle private në Tiranë rrëfeu se si arriti t’i shpëtojë atentatit tek kodrat e liqenit në Tiranë.
Për këtë episod akuzohet se u angazhua vrasësi me pagese Skerdi Tasi, i cili është kthyer në bashkëpunëtor drejtësie.
“Un përdor një Benz ML prej shume vitesh, po shkoja si zakonisht te shkolla kur dëgjoj nja 2-3-4 krisma, nuk e kuptova çfarë ndodhi, e pashë nga pasqyra qe nje djalë i gjatë po mbushte armen. Unë e ktheva makinën thashë çfarë ndodhi, ai iku me vrap.
Lajmërova policine se pashë gëzhojat ne vendngjarje. Unë s’kam pasur asnjë konflikt me njeri apo ndonjë shqetesim, Zoti deshi qe shpëtova e them këtu sot te dëshmoj, si i thonë jetëgjati s’behet jetëshkurtër. Isha vetëm ne makine, plumbat ishin nga krahu i shoferit tek tranversa e derës. Unë s’e lidh dot kete ngjarje me asgje, jam njeri i rregullt, nuk di kujt t’i vë emeër, nuk njoh asnje nga keta persona. Në trotuar kur me qelluan ishin dy topografë qe po masnin rrugën, shumicën e rasteve un shkoj me bashkëshorten ne pune, ate ditë si rralle herë isha vetëm.
Atentatori po me priste tek nje kthese e forte qe ulet shpejtësia, ai po rrinte te trotuari kur ecin njerëzit per vrap, sport. S’i kam kujt as 1 euro borxh, djali im Adriani ka bizneset e veta dhe nje shkollë ne Tetovë, diten e ngjarjes ai këtu ka qene, ne Tirane, jetonte mes Shqipërisë dhe Maqedonisë se Veriut, ai eshte shume i rregullt s’ka vese, ne dijeninë time s’ka pasur asnjë konflikt apo borxh, kurrë.
Suel Çelen s’e njoh, as s’e kam taku ndonjëherë, vetëm çfarë kam degjuar në TV”, tha ai.
/boldnews