Mijëra faqe përgjime / Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku

Kryesore

Publikuar: 18/12/2025

Mijëra faqe përgjime / Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku

Paraditja e te premtes do të gjejë përballë Këshillit për Rregulloren, dhe Imunitetin jo një por disa prokurorë të SPAK të cilët do të ngulmojnë në marrjen autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut.

Burime nga kuvendi i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se SPAK krahas prokurorit të çështjes Dritan Prençi pritet që në krah të tij të jetë edhe kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, bashkë me prokuroren Dorina Bejko.

Kjo do të thotë se ditën e parë në detyrë Klodian Braho e nis me një betejë të fortë në këtë këshill ku do të argumentojnë përse duhet të arrestohet numri dy i qeverisë.

Sipas burimeve, vetëm përgjimet si pjesë e dosjes janë mijëra faqe. Mesazhet e rikuperuara nga disa telefona të ish kreut të ARRSH-së Evis Berberi janë prova kryesore. Mesazhet e shkëmbyera zbërthejnë korrupsionin me tenderat e rrugëve. Të implikuar janë disa oligarkë dhe të paktën 30 biznesmenë, të cilët kanë marrë tendera publikë në kërmbim të tarifave të korrupsionit.