Kryebashkiaku i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka ndarë një mesazh në media sociale në ditën e tij të lindjes.
Veliaj nga qelia thotë se në këtë ditëlindje të pazakontë zbuloi miqtë e ditëve të vështira që s’do t’i harrojë kurrë.
“Më gëzuan pa masë letrat e urimet tuaja këtu në Durrës, në këtë ditëlindje të pazakontë.
Ju falenderoj nga zemra që jeni kujdesur për nënën, bashkëshorten dhe djalin tim të vogël përgjatë këtyre 10 muajve.
Vit absurd ky, por zbulova miqtë e ditëve të vështira e që nuk do i harroj kurrë!
Ju dua shumë e ju përqafoj me mall!
Faleminderit nga zemra!”, shkruan Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt të këtij viti, pasi Gjykata e Posaçme firmosi masën e arrestit me burg të kërkuar më parë nga SPAK.
SPAK e akuzon Veliajn për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv e shpërdorim detyre, akuza që kryebashkiaku i ka mohuar, ndërsa procesin e ka vlerësuar të pabazuar në prova.
/pamfleti