Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen se kanë trafikuar armë nga Shqipëria drejt Italisë.
Operacioni i përbashkët i Guardia di Finanza së Monfalconit dhe Njësisë së Policisë Ekonomike e Financiare të Triestes çoi në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme armësh automatike.
Gjatë kontrollit rutinë në pikën kufitare sllovene të Sant’Andrea, efektivët ndaluan një furgon me targa shqiptare ku udhëtonin shtatë persona: pesë pasagjerë dhe dy shoferë. Dy shoferët shfaqen shenja nervozizmi, padurim dhe shkëmbim i shpeshtë shikimesh, që ngriti dyshime të menjëhershme te policia.
Gjatë kontrollit të bagazheve, ishte një valixhe me peshë të rëndë e cila u inspektua me kujdes.
Brenda saj u gjetën tre armë automatike të tipit “Kalashnikov AK‑47”, të fshehura në mënyrë profesionale. Kontrollet e mëtejshme në automjet zbuluan edhe dy armë të tjera automatike si dhe pesë karikatorë me gjithsej 356 fishekë.