U gjet i djegur brenda makinës në Llogara – Prekëse: Nuk kthehem sot në shtëpi nëse… Ja çfarë u tha ish-efektivi i policisë prindërve

Kronike

Publikuar: 15/12/2025

U gjet i djegur brenda makinës në Llogara – Prekëse: Nuk kthehem sot në shtëpi nëse… Ja çfarë u tha ish-efektivi i policisë prindërve

News 24 ka zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Llogara, ku një automjet u përfshi nga flakët dhe brenda tij humbi jetën një person. 

Viktima është identifikuar si Artjol Xhelo, 32 vjeç, ish-efektiv i Policisë së Shtetit. Mësohet se ai ishte nga Ura Vajgurore dhe në vitin 2023 ishte larguar nga radhët e policisë me dorëheqje. 

Sipas familjarëve, 32-vjeçari vuante nga depresioni dhe para se të largohej nga banesa u kishte deklaruar: “Nëse nuk gjej punë, nuk kthehem më sot në shtëpi”.