Pas 40 ditëve në qeli, Alti Nallbati vëllai i deputetit demokrat Bledjon Nallbati, dhe dy shtetasit e tjerë Marsel Buçi e Trajan Çeliku kanë lënë ambjentet e burgut të Drenovës pasi gjykata ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë në “arrest shtëpie”.
Mësohet se në seancën gjyqësore pas 40 ditësh që u lanë në masë sigurie “arrest në burg”, për arsye të mbledhjes së provave dhe veprimeve hetimore shtesë të prokurorisë, tre të arrestuarit që morën peng dhe dhunuan 32 vjeccarin Ilir Topçiu, janë lënë në arrest shtëpie. Ka qenë vendimi i gjykatës që ka nxjerrë nga qelia tre të dyshuarit e kësaj ngjarje.
Ngjarja ka ndodhur më tepër se 1 muaj më parë në qytetin e Bilishtit ku tre të arrestuarit kanë marrë me forcë 32 vjeçarin Ilir Topçiu duke e çuar në magazinën në pronësi të njërit prej të arrestuave, ku e kanë dhunuar dhe mbajtur për disa orë peng. Ngjarja tronditi opinionin publik ku një ditë më pas, u shkarkua drejtori i policisë së qarkut Erion Ahmeti dhe u pezullua zëvendës drejtori për hetimin e krimit në DVP Korccë, Hajri Kushe. Alti Nallbati dhe Trajan Cceliku u akuzuan për veprat penale të “heqjes së paligjshme të lirisë” dhe “kanosje”, të dyja veprat të kryera në bashkëpunim. Ndërsa Marsel Bucci krahas dy veprave penale të mësipërme, u akuzua edhe për “plagosje të lehtë me dashje”. Hetimet vijojnë për këtë ccështje që prej momentit kur Ilir Topcciu denoncoi ngjarjen pranë uniformave blu.
/shqiptarja.com