Agron Gjekmarkaj jep dorëheqjen si nënkryetar i PD-së

Politikë

Publikuar: 13/12/2025

Agron Gjekmarkaj jep dorëheqjen si nënkryetar i PD-së

Agron Gjekmarkaj ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i nënkryetarit të Partisë Demokratike kryetarit të saj, Sali Berisha. Sipas burimeve, Gjekmarkaj ka pranuar se firma e vendosur për kandidaturën e Endri Shabanit për Avokat të Popullit, ka qenë një gabim,dhe në këtë kuadër i ka komunikuar Berishës vendimin për të dhënë dorëheqjen.

“Vendimi për ta pranuar ose jo mbetet në kompetencën tuaj”, ka deklaruar Gjekmarkaj, duke e cilësuar këtë hap si një akt kërkimfaljeje.