Në garë për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu: Synoj një drejtim të pavarur me rezultate konkrete

Kronike

Publikuar: 11/12/2025

Në garë për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu: Synoj një drejtim të pavarur me rezultate konkrete

lDoloreza Musabelliu është e dyta në radhë që po bën prezantimin e platformës së saj në garë për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.

Ajo u shpreh se drejtimi SPAK duhet të jetë me integritet dhe pa kompromis në ushtrimin e detyrës.

“Motivimi për të kandiduar është nga ndjenja e përgjegjësisë për të kontribuar me integritet në drejtimin e SPAK. Jam e bindur se përvoja profesionale e akumuluar në 2 dekada përbëjnë garanci për drejtimin e SPAK. Ky moment kërkon një drejtim që bashkon forcën e vendosmërisë dhe integritetin e pa kompromisë. Synoj një drejtim të pavarur me rezultate konkrete”, tha ajo.