Atentati me 2 viktima në Rinas, policia shoqëron një person për ta marrë në pyetje

Kronike

Publikuar: 10/12/2025

Atentati me 2 viktima në Rinas, policia shoqëron një person për ta marrë në pyetje

Mediat raportojnë se policia ka shoqëruar mbrëmjen e së martës një person të dyshuar si i përfshirë në atentatin e ndodhur në Rinas më 11 nëntor, nga i cili humbën jetën Gilmando Dani dhe efekti i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shaljani.

Ende nuk dihet identiteti i personit të shoqëruar dhe arsyet. Sipas të njëjtave burime ai nuk është ndaluar, por po merret në pyetje mbi ngjarjen.

3 ditë pas atentatit, policia gjeti në fshatin Zall të Fushë Krujës një arsenal armësh dhe shpalli në kërkim pronarin, Ylli Zalli, i cili dyshohet si ndihmës i vrasësve.

Policia ka dyshime të forta se makina “Toyota” që autorët përdorën në vrasje, dhe më tej e dogjën në fshatin Halil në Fushë-Krujë, ka dalë nga shtëpia e tij. Deri tani akoma nuk ka ende persona të tjerë të përfshirë.

Policia ndaloi 2 policë që kishin plotësuar dokumentet e Muçi Shaljanit për të hyrë në AMP, por Gjykata e Tiranës e cilësoi ndalimin të paligjshëm dhe i liroi.