Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shihen tre libra kushtuar Shqipërisë

Botë

Publikuar: 09/12/2025

Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shihen tre libra kushtuar Shqipërisë

Ivanka Trump interes për historinë e kulturën shqiptare, ndan tre librat që po lexon.

Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shihen tre libra kushtuar Shqipërisë dhe historisë së vendit tonë.

Ajo ka ndarë në “Instastory” tre botime të ndryshme, “Shqipëria: Nga Anarkia në Identitetin Ballkanik” (Albania: From Anarchy to Balkan Identity) nga Miranda Vickers dhe James Pettifer, “Shqiptarët: Një histori moderne” (The Albanians: A modern history) nga Miranda Vickers dhe romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” i shkrimtarit Ismail Kadare.

“Kërkim”, shkruan Ivanka Trump poshtë fotos së publikuar.