Eksploziv biznesit në Shkodër, raportohen vetëm dëme materiale

Kronike

Publikuar: 09/12/2025

Eksploziv biznesit në Shkodër, raportohen vetëm dëme materiale

SHKODËR – Rreth orës 22:20, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, te dera e një subjekti për reklama, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse. Si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.