U paraqit në spital i plagosur me armë zjarri, identifikohet 37-vjeçari, kush është i riu me dy mbiemra

Kronike

Publikuar: 07/12/2025

U paraqit në spital i plagosur me armë zjarri, identifikohet 37-vjeçari, kush është i riu me dy mbiemra

Fabjel Toska (Xhindi) është 37-vjeçari, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në Berat, në rrethana ende të paqarta.

Policia sqaroi më herët se i riu u paraqit në spital i plagosur me armë zjarri, po nuk ka asnjë informacion për mënyrën si ai ishte plagosur.

37-vjeçari ndodhet ne spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit.