Në kërkim nga SPAK, zbardhet dëshmia e tropojanit të arrestuar në Londër: Mos më ekstradoni, jam në gjak!

Kronike

Publikuar: 07/12/2025

Në kërkim nga SPAK, zbardhet dëshmia e tropojanit të arrestuar në Londër: Mos më ekstradoni, jam në gjak!

Alban Gjidiaj kërkohet nga SPAK si i përfshirë në trafikun e armëve nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe.

Gjidiaj për qëllim ekstradimi është arrestuar në Londër.

Daily Mail online ka publikuar një shkrim nga seanca gjyqësore e ekstradimit,  nga ku i riu me origjinë nga Tropoja ka parashtruar pretendimet se përse nuk duhet ekstraduar drejt Shqipërisë.

I kërkuari shqiptarë në arrati për trafik pistoletash thotë se nuk duhet ekstraduar nga frika gjakmarrjes për një borxh 25.000 stërlina”, ky është titulli Daily Mail online.

David Ball i cili po përfaqëson shtetin shqiptarë në këtë proces ekstradimi i tha gjykatës se 29-vjeçari shqiptarë sëbashku me të vëllain më të madh ishin pritësit në Angli të një tavoline druri ku ishin fshehur 6 armë zjarri me numrat serial të fshirë dhe një sasi municioni.

Roli i personit të kërkuar dhe vëllait të tij supozohet se ishte të merrnin këtë tavolinë. Pretendohet se pati dy dërgesa të mëparshme në mars 2023. Pretendohet se i pandehuri ka bërë një telefonatë dhe ka kërcënuar se do ta vriste një burrë nëse ai identifikonte udhëheqësin e grupit, i cili ishte mik i vjetër i vëllait të madh të personit të kërkuar”, deklaroi David Ball.

Ndërsa Malcolm Haëkes, avokati Gjidiajt, i tha Gjykatësit  Daniel Sternberg se gjakmarrja  e pretenduar datonte që nga një borxh që i ati i tij i ndjerë kishte marrë për trajtim kundër kancerit.

Babai i personit të kërkuar ishte i sëmurë dhe mori borxh 25,000 £ për trajtim urgjent të kancerit”, tha ai.

Ai vdiq, prandaj sipas ligjit në kanunit, borxhi i kalon vëllait më të madh, i cili u qëllua, dhe në tetor 2011 ndodhi një shpërthim në apartamentin e tij në Tiranë”.

Gjidiaj i tha gjykatës se kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar nga frika për jetën dhe se tani kishte frikë se do të vritej po të kthehej në Shqipëri.

Gruaja e Alban Gjidiajt, e cila pritet të lindë fëmijën e tyre të dytë në Shkurt 2026, dëshmoi dhe tha se kishte pasur incidente me vizitorë të çuditshëm më 29 dhjetor të vitit të kaluar, pastaj më 2 janar dhe 4 janar, të cilat u raportuan në polici, por policia nuk i ishte përgjigjur.

I bashkakuzuar nga SPAK për trafik armësh është edhe vëllai Albanit, Almir Gjidiaj i arrestuar në Kolumbi dhe është në pritje të ekstradimit në Shqipëri.

/TCH