Bufi i Roskovecit kapet duket vjedhur me Bujar Muratin, i arrestuar për korrupsion me tendera, rrufjani ndryshon emrin e kompanisë dhe e kalon në emrin e gruas

Investigim

Publikuar: 06/12/2025

Bufi i Roskovecit kapet duket vjedhur me Bujar Muratin, i arrestuar për korrupsion me tendera, rrufjani ndryshon emrin e kompanisë dhe e kalon në emrin e gruas

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për shfrytëzimin e pushtetit për interesa politike dhe jo institucionale, është përfshirë edhe në afera me tendera. Në mars 2023, Majlinda Bufi ka firmosur për kompaninë Lis Kontruksion tenderin për asfaltimin e rrugëve të brendëshme në lagjet e Bashkisë Roskovec me fond limit 300 mijë euro.

Pas kompanisë Lis Kontruksion qëndron Bujar Murati, një personazh i njohur dhe i skeduar për afera korruptive me tendera, i arrestuar në 2009 dhe 2021 për korrupsion me tenderat publikë, pra një personazh përsëritës dhe që ka treguar se nuk rehabilitohet nga burgu.

Pas arrestimit të fundit, Murati i ndryshoi emrin kompanisë në vitin 2023 nga Euro-Alb shpkLis Konstruksion shpk, për shkak të namit të keq të Euro-Alb në histori korrupsioni për vite me radhë.

Murati, i cili pas arrestimit të fundit nga SPAK e ka kaluar kompaninë me emër të ndryshuar formalisht në emër të bashkëshortes Dorina Murati, pasi ka lidhur kontratën për asfaltimin e rrugëve të Roskovecit me Majlinda Bufin, ka vijuar avazin, siç operon zakonisht.

Kompania e Muratit ka mashtruar me zbatimin e kontratës, duke ceritfikuar punime të pakryera, përmes situacioneve false. Përvetësimi i parave publike është konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditimi të veprimtarisë së Bashkisë Roskovec.

Përmes këtij marifeti korruptiv, kompania e Bujar Muratit, tashmë duke veshur me përgjegjësi penale dhe morale edhe gruan e tij Dorina Muratin, ka vjedhur rreth 10 % të vlerës ofertës fituese të tenderit. Sipas raportit të KLSH, Bashkia Roskovec me në krye Majlinda Bufin i ka kaluar paratë publike në llogarinë e kompanisë mashtruese dhe zhvatëse Lis Konstruksion, edhe pse kjo shoqëri nuk e ka zbatuar parashikimet në kontratë.

Kompania e Bujar Muratit, me emër të ndryshuar, herë e vetme dhe herë duke u bashkuar me kompani të tjera, është shpallur fituese e të paktën 110 tenderave në total, me vlerë dhjetëra miliona euro. 51 tendera i ka marrë e vetme, ndërsa 60 tendera duke u bashkuar me kompani të tjera.

Tenderat karakterizohen nga mungesa e plotë e garës dhe skualifkimit në bllok të të gjithë konkurrentëve të tjerë, diferenca e papërfillshme mes fondit limit dhe ofertës fituese dhe sidomos mashtrimi me zbatimin e kontratave publike, përmes situacioneve false për punime të pakryera. Përvetësimin e parave publike, Bujar Murati e realizon gjithnjë në bashkëpunim me drejtuesit e autoritetit prokurues (drejtorë dhe kryebashkiakë), biznesmenë të tjerë dhe supervizorët.

Bëmat e Bujar Muratit

Në korrik të vitit 2021, me kërkesë të SPAK-ut u arrestua Bujar Murati, administratori i kompanisë Euro Alb, për tenderin korruptiv prej 250 mijë euro me ish kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushe i dënuar disa herë për korrupsion dhe fshehje pasurie. Murati u akuzuar për kryerjen e veprave penale të falsifikimit të dokumenteve kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal.

Bujar Murati është arrestuar për afera me tendera edhe në vitin 2009, gjatë operacionit ‘Prokurimi i fundit”. Pas hetimeve në 2009 për zbardhjen e aferave korruptive që po kryheshin me tenderin prej 125 mijë eurosh të uniformave të policisë, u arrestua edhe Bujar Murati, i cili ishte drejtor i Përgjithshëm i Zhvillimit të Procedurave të Përqendruara të Prokurimit pranë Ministrisë së Brendshme. Sipas prokurorisë, katër biznesmenë të kompanive të ndryshme i kanë paguar shuma të majme Muratit, duke u paracaktuar fitues në tenderin për uniformat.  

Bujar Murati, jo vetëm i shpëtoi dënimit, por në janar të vitit 2014 depozitoi një padi civile në Gjykatën e Tiranës, duke kërkuar dëmshpërblim për ditët e burgut. Murati ka themeluar kompaninë e ndërtimit “Euro Alb” në vitin 1999. Në vitin 2006, Murati ia shet aksionet në masën 100 % bashkëshortes së tij, Doriana Murati. Pas shkarkimit si drejtor prokurimesh, arrestimit dhe më pas shpëtimit nga dënimi, Bujar Murati, në dhjetor të vitit 2013, i rimerr sërish aksionet, tashmë përmes dhurimit nga bashkëshortja e tij. Është pikërisht kompania “Euro Alb”, e cila ishe paracaktuar fituese tenderit abuziv me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës në Bitaj të Lushnjës.

Sipas dosjes, kompania e Muratit e kishte fituar tenderin me dokumente të falsifikuara, me ofertë gati sa fondi limit, përmes përjashtimit arbitrar të kompanitë e tjera, duke ndarë më pas një pjesë e të parave të tenderit sipas rolit në këtë aferë. Për më tepër, punimet po i kryente një kompani tjetër. Abuzimi çoi në pranga ish kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushe, 8 vartësit e tij dhe 2 biznesmenë.