GJKKO shtyn seancën paraprapke për Veliajt, avokati: I pandehuri nuk është njohur me dosjen

Kronike

Publikuar: 05/12/2025

GJKKO shtyn seancën paraprapke për Veliajt, avokati: I pandehuri nuk është njohur me dosjen

Ka përfunduar në GJKKO seanca paraprake për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Burime mediatike raportojnë se seanca është shtyrë për në datën 12 dhjetor në orën 9:30. Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt.

Mësohet se avokati i tij, Artan Gjermeni refuzoi të japë parashtrime, duke deklaruar se i pandehuri Veliaj nuk është njohur ende me dosjen.

Ndërsa më 3 nëntor, Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Veliajt, duke e lënë atë në detyrë.

Kushtetuesja rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin dhe shfuqizoi dekretin e Presidentit për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë.