GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

Kronike

Publikuar: 05/12/2025

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

GJKKO ka shtyrë për në datën 22 dhjetor çështjen për Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Po ashtu mësohet se gjykata ka urdhëruar SPAK-un që t’i dërgojë Metës fashikujt e dosjes brenda kësaj jave.

Meta kërkoi këto të fundit gjatë seancës së sotme.

“Jeni të lutur të më vendosni të dispozicion materialet. Dua të njihem me fashikujt e hetimit”, citohet të ketë thënë Meta.

Pak ditë më parë, përmes një kërkese të depozituar në kryesekretari, Meta kërkoi të mos mbahej në kafazin e sallës, duke pretenduar se në të kundërt nuk do të pranonte zhvillimin e seancave të procesit.