Enno me dy N zbulon arsyen e pjesëmarrjes së ulët në protestën e PD: Na janë pakësuar hapësirat

Politikë

Publikuar: 05/12/2025

Enno me dy N zbulon arsyen e pjesëmarrjes së ulët në protestën e PD: Na janë pakësuar hapësirat

Pjesëmarrja e qytetarëve në protestat e opozitës para Kryeministrisë ka qënë e ulët. Të paktë janë ata qytetarë të cilët kanë dalë në shesh për të dëgjuar fjalimin e kreut të Partisë Demokratike dhe deputetëve opozitarë, por kjo për deputetin e PD Enno Bozdo nuk ka rëndësi.

Për ne nuk ka rëndësi numri i njerëzve në foltore, rëndësi ka hapësira,” u shpreh Bozdo, duke nënvizuar se foltoret po zhvillohen si pasojë e kufizimeve që opozita has në Kuvend. “Kur të ketë protestë, do e merrni vesh dhe do shikoni tjetër gjë.”

Sipas tij, seancat parlamentare po mbyllen me shpejtësi dhe opozitës nuk po i jepet hapësira e duhur për të shprehur qëndrimet e saj, çka ka detyruar PD-në të organizojë foltore dhe takime me qytetarët jashtë Kuvendit.

Foltoret janë organizuar pasi në Kuvend hapësirat tona janë pakësuar. Seancat mbyllen dhe nuk na jepet hapësira si opozitë,” shtoi ai.