Rreth ores 13.00, në Policinë e Shkodrës është raportuar për të shtëna me armë zjarri në afërsi të Stacionit të Trenit.
Menjëherë pas njoftimit, forcat e rendit kanë ndërhyrë duke krehur zonën dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e një shtetasi të dyshuar për ngjarjen.
Sipas burimeve, i arrestuari dyshohet se ka kanosur me armë zjarri një 20-vjeçar, duke qëlluar fillimisht në ajër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e Shkodrës po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe motivet e incidentit.