PD-PS negociata të fshehta për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Emrat e 6 kandidatëve që kanë marrë firmat e deputetëve demokratë

Aktualitet

Publikuar: 03/12/2025

PD-PS negociata të fshehta për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Emrat e 6 kandidatëve që kanë marrë firmat e deputetëve demokratë

Pavarësisht mesazheve kundërshtuese që transmetojnë në publik, PD e PS prej dy ditësh janë në negociata të fshehta për të zgjidhur ngërçin e zgjedhjes së Avokatit të ri të Popullit.Burimet i thanë Top Channel se Partia Socialiste ka bërë lëshimin e parë në këto negociata, ku i ka lejuar demokratët që të firmosin për më shumë se një kandidat nga lista e gjatë me 28 emra që ka shkuar në komisionin e Ligjeve.

Mësohet se janë të paktën pesë kandidatë që kanë marrë numrin minimal të nevojshëm të firmave për tu futur në procedurë votimi në kuvend.

Burimet thonë se këto firma i kanë siguruar, Aranita Brahaj, Jola Hysaj, Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Tartar Bazaj, Skender Haluca dhe Endrit Shabani.

Në kushtet kur vetë PS ka 83 vota, zgjedhja e një emri të pëlqyer nga socialistët, por jo aq shumë nga demokratët do të ishte fare e lehtë.

Për këtë arsye, PD-ja ka kërkuar që nga lista me kandidatët që kanë mbledhur firmat, PS të zgjedhë tre prej tyre dhe në fund të jenë demokratët që të përzgjedhin Avokatin e ri të Popullit.

Propozimi zyrtar i demokratëve ka mbërritur në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, nga ku pritet të zgjidhet edhe ngërçi më i fundit i këtij procesi që ka tre vjet që zhvillohet.

Kandidatët që kanë marrë 28 firmat nga PD

Aranita Brahaj

Jola Hysaj

Besim Ndregjoni

Adriana Kalaja

Tartar Bazaj

Skender Haluca

Endrit Shabani